Kantina “ARBËRI”
Kantina e verës “ARBËRI” fillon aktivitetin e saj në vitin 2003. E veçanta e prodhimit është varieteti i rrushit autokton shqiptar Kallmet. Ky rrush prodhohet në një zonë shumë të njohur për vreshtat dhe traditën e verës shqiptare.
E prodhuar në kodrat e larta të Bukmirës, nga 400-550m mbi nivelin e detit, njihen si vreshtat më të mira në të gjithë krahinën dhe përtej trojeve të saj.
Të mbjella në vitet 1969-1972 vreshtat e Bukmirës zënë një sipërfaqe prej 100ha, ku 60% është Kallmet dhe 40% varietete të tjera.
Vreshtaria e Bukmirës të dhuron një buqetë me aroma të këndshme dhe të ëmbëla të verës.