Marre nga Portali Opionin.al

Ka ardhur momenti që edhe verërat Shqiptare të marrin vlerësimin e duhur. Një nga tre revistat më presigjoze ne botë “Wine & Spirit Magazine” me qendër në New York, në një degustim për verërat e Europës Juglindore i ka dhënë “Kantinës Arbëri” 90 nga 100 pikë të mundshme. Një vlerësim mjaft pozitiv duke marrë në konsideratë faktin se pjesë e degustimit janë shumë kantina të tjera të njohura në Europën Juglindore.
Kantina Arbëri, është më e madhja në vend me nje prodhim kryesisht te varietetit Kallmet e që ka në pronësi gati 20 hektarë vreshta. Ajo drejtohet nga sipërmarrësi I njohur Fran Kaçorri.
Vera e kantinës Arbëri është një nga prodhimet më dinjitoze 100% shqiptare në tregun tonë e cila shkon deri ne SHBA. Është verë e famshme e cila I është shërbyer në tryeze, e përzgjedhur si e duhura , edhe për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Një detaj domethënës i cili i shtohet listës së personaliteteve që kanë dhënë vlerësimet e tyre për këtë verë. Të gjitha keto, janë impulse per sipërmarrësin Kaçorri qe ai te zgjerojë akoma më shumë aktivitetin e tij.

Linkun e lajmit e keni më poshtë ;

http://opinion.al/vera-e-kantines-arberi-merr-vleresime-europiane/