Rreth Nesh

rreth-neshEurogers Sh.p.k është themeluar me Vendim nr. 8176 të Gjykatës së Tiranës, datë 17.01.1995, dhe nr. Nipt J69102005R ushtron aktivitetin e tij me seli në Rrethin e Mirditës dhe me filiale përfaqësimi në qendrat (rajonet) kryesore të Shqipërisë.

Gama e aktivitetit ekonomik ka ardhur gjithnjë në rritje, duke filluar në vitet e para me aktivitet tregëtar brenda vendit, dhe më pas duke u zgjeruar në aktivitete import-eksporti, ndërtim, mirëmbajtje mjedisi dhe turizëm.

Duke u nisur nga tradita e herëshme e trevës së Mirditës për kultivimin e vreshtit dhe prodhimin e verës, dhe me dëshirën e mirë për të ringjallur këtë traditë, Administratori i kësaj Kompanie, z. Fran Kaçorri, vendosi të investojë për ngritjen e një kantine vere e cila do të ishte përfaqësuese e kësaj tradite në prodhimet autokotone të zonës. (Duke prezantuar një Brand, i cili do të përfaqësonte prodhimet autoktone të zonës në fushën e verëtarisë)

Kështu, në vitin 2003 u bë i mundur një investim prej 500 mijë $ për ngritjen e kësaj Kantine. Makineritë dhe paisjet u morën nga dy kompani prestigjioze Italiane, CAVALZANI dhe MORRI (Firence – Itali)

STEMA E KANTINES SE VERËS “ARBËRI”

Përfaqësohet me të njëjtin emërtim për motivet historike që vetë fjala “Arbëri” mbart në këtë trevë. Sipas studiuesve, Stema e Arbërit dhe mbishkrimi i njëkohshëm me të hedhin dritë mbi Principaten e Arbërit të viteve 1190-1216, si një nga Principatat më në zë të periudhës, e cila mishëron tiparet e Shtetit të Parë mesjetar shqiptar.

Stema e Principatës së Arbërit, paraqet një shqiponjë një-krenare të gdhendur në gurë, që ka qenë he emblema e kësaj Principate.

Stema e Arbërit është një dëshmi e rëndësishme historike e trevës së Mirditës, e gjetur pikerisht në truallin e Katedrales së mirënjohur të Shën Mërisë ne Ndërfanen e Hershme (Gëziq i sotëm) së bashku me mbishkrimin epigrafik në gjuhën latine, ku përmenden dhe emrat e princërve të Arbërit, Progonit dhe Dhimitrit, të shekullin e XII e XIII.

Shqiponja e Stemës së Arbërit në ditët e sotme përdoret e stilizuar si emblemë e Kantinës së Verës “ARBËRI”, po në Mirditë.