Na Vizitoni

Ne gjendemi në qytetin e Rrëshenit, 70 km larg Tiranës. Kantina jonë ndodhet në Zonën Industriale në Rrëshen. Ne organizojmë vizita në kantinë, të cilat duhet të prenotohen të paktën 3 ditë më parë, në adresën tonë: info@kantina-arberi.com

  1. Vizita e plotë

Në të përfshihet:

  1. Vizitë në vreshta (Kodër Rrëshen).
  2. Vizitë në kantinë.
  3. Vizitë në bodrumet e kantinës në të cilat ruhet vera, si dhe në repartet e tjera të prodhimit.
  4. Degustimi i 3 (tre) produkteve tona: 2 (dy) lloje të verërave dhe 1 (një) lloj raki tradicionale shqiptare.
  5. Shoqërimi i degustimit me një nga produktet e zonës (byrek tradicional).

Gjatë të tërë vizitës do të shoqëroheni nga stafi ynë i cili do të ju përshkruajë procesin e prodhimit të verës, si dhe informacione të tjera rreth kantinës.

Kostoja e kësaj vizite është 2.000 Lekë / Person ( 15 Euro (USD) / Person ) përfshirë TVSH.

  1. Vizita e pjesshme

Në të përfshihet:

  1. Vizitë në Kantinë.
  2. Vizitë në bodrumet e kantinës në të cilat ruhet vera, si dhe në repartet e tjera të prodhimit.
  3. Degustimi i 1 (një) lloji prej verërave tona, sipas dëshirës, e kuqe ose e bardhë, e vitit që është në treg.

Gjatë gjithë vizitës do të shoqëroheni nga stafi ynë i cili do të ju përshkruajë procesin e prodhimit të verës, si dhe informacione të tjera rreth kantinës.

Kostoja e kësaj vizite është 1.000 Lekë / Person ( 7 Euro (USD) / Person ) përfshirë TVSH.

Për më shumë informacione na shkruani në info@kantina-arberi.com ose na telefononi në numrin +355 2 162 2 486